Fundamenti

Abdixhiku me katër pyetje për Kurtin, ndërsa thotë se askush nuk e di se çka përmban propozimi franko-gjerman

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, njëjtë si ai i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, në seancën e Kuvendit të enjten ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për mungesë transparence në dialog me Serbinë.

Ky i fundit njoftoi ditë më parë se e ka pranuar propozimin franko-gjerman për dialogun dhe këtë e bëri përmes një postimi në Twitter.

Por sipas Abdixhikut, askush nuk e di se çka përmban ky propozim i njohur si plani evropian.

“As unë e as LDK-ja dhe asnjë parti e asnjë deputet në këtë Kuvend nuk jemi në dijeni për përmbajtjen e saktë të draftit përfundimtar të dokumentit në fjalë, sepse nuk kemi qenë në negociata dhe s’ka qenë i informuar asnjëherë mbi këtë proces”, është shprehur i pari i PDK-së.

Mobi Casa

“Këtë të hënën nëpërmjet një postimi në Twitter, kuptuam se kryeministri e ka pranuar propozimin në fjalë. Si Kuvend si shoqëri dhe si Kosovë, askush nuk e di se çka ka pranuar kryeministri i Kosovës”.

Ndaj, Abdixhiku ka thënë se meqë kryeministri nuk po raporton në Kuvend për zhvillimet në dialog, dëshiron t’i shtrojë atij katër pyetje.

“Në marrëveshjen e pranuar a bëhet fjalë për një marrëveshje finale apo për një marrëveshje bazë? Marrëveshja e pranuar nga ju a e ka njohjen e ndërsjellë në qendër të saj, pra aktin ku Serbia e njeh Kosovën dhe anasjelltas? Marrëveshja e pranuar në parim a i ka elementet e platformës tuaj që na prezantuat në gusht 2022? Kjo marrëveshje a parasheh rikonsiderimin e të gjitha marrëveshjeve paraprake apo implementimin e të gjitha marrëveshjeve pa dallim”, ka pyetur ai. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.