Abdixhiku: Lindja e LDK-së, ishte lindje e aspiratave të popullit për liri
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka uruar anëtarët e LDK’së, në 34 vjetorin e themelimit të kësaj partie.
Abdixhiku ka thënë se lindja e LDK-së ishte lindje e aspiratave të artikuluara politike të popullit të Kosovës për liri, për pavarësi, për demokraci.
“Sot, në këtë 34 vjetor, uroj dhe ftoj secilin anëtar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, secilin të djathtë, patritot e rugovist, të angazhohet në rrugëtimin tonë të ri historik; fitoren e madhe të dekadës së katërt, që përmbushë ëndrrën tonë politike të ditëve të para: Kosova një shtet i lirë, i pavarur e sovran, i integruar në Bashkimin Evropian dhe në NATO dhe me miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar Abdixhiku.
Aktivitetet e kësaj dite, Abdixhiku ka thënë se i kanë nisur me homazhe te varri i Presidentit Historik, Ibrahim Rugova, “ati themeltar i shtetit të Kosovës”.