ARKATANA

Abdixhiku: LDK synon t’i japë Kosovës program politik të djathtë, rugovist

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se partia e tij synon t’i japë vendit dhe qytetarëve program politik të djathtë, rugovist e që synon ankorimin drejt së ardhmes euroatlantike.

Këtë deklaratë ai e bëri pas mbajtjes së Konventës Programore të LDK-së, e cila sipas tij, është “pikënisje e debatit tonë të brendshëm strukturor dhe së këndejmi edhe atij me qytetarë”.

“Nga sot, angazhimi i LDK në terren, në takime me qytetarë – në Kosovë e Mërgatë – do të jetë pjesë përbërëse e hartimit të Programit Politik. Të 28 ekipet tona tematike programore, ndërsa, do të mbledhin rreth vetes profesionistët më të shquar të vendit, për t’i dhënë Kosovës e qytetarëve tanë një program politik të djathtë, rugovist e që synon ankorimin e vendit tonë drejt së ardhmes euroatlantike”, shkroi Abdixhiku në rrjetin social Facebook, transmeton Telegrafi.

Hidromorava

Në këtë organizim, tha se kanë diskutuar mbi orientimet ideologjike e programore të LDK-së, për të ardhmen e së djathtës në Kosovë, politikën e jashtme, mërgatën e bashkëpunimin rajonal; për shtetin, sigurinë, zhvillimin, arsimin, shëndetësinë, për mirëqenien, familjen, avancimin shoqëror dhe qeverisjen lokale në Kosovë.

“Diskutuam për të ardhmen tonë partiake e të Kosovës pa dallim. Mblodhëm të gjitha strukturat tona udhëheqëse, anëtarët e Kuvendit, Këshillit të Përgjithshëm, Kryesisë, deputetët, kryetarët e Komunave, kryetarët e Degëve e asambleistët lokal. U nderuam me mbështetje të përfaqësuesve më të lartë të familjes sonë evropiane – Partisë Popullore Evropiane (EPP), përkatësisht nënkryetarit, David McAllister dhe Sekretarit për Marrëdhënie me Jashtë, Patrick Voller; ambasadorit gjerman Jorn Rohde, përfaqësuesve të KAS dhe NDI; organizata mbështetëse të LDK-së”, shkroi tutje i pari i LDK-së./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.