Eko Higjiena

Abdixhiku: Kuvendin PDK-ja, Qeverinë LAN-i me minoritete

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Profesori dhe analisti Lumir Abdixhiku, në profilin e tij në Facebook ka shkruar se Blloku LDK-AAK-Nisma e ka humbur kryeparlamentarin, por jo edhe kryeministrin. “Vendimet e Kushtetueses duhet të respektohen në plotni; edhe atëherë kur provojnë mendim ndryshe. Në të kundërtën asnjë element i shtetit nuk bartë më kuptim.

Blloku opozitar përndryshe, ka humbur pozitën e kryeparlamentarit; kjo më nuk ka dyshim. Megjithatë, të njëjtëve u është dhënë e drejta – nga i njëjti institucion, pra Kushtetuesja – të nominojnë Kryeministrin në raundin e dytë. Nëse pozicionet partiake mbesin siç janë sot, pra lëvizje deputetësh nuk prodhohen më, atëherë sipas dy interpretimeve të deritanishme të Kushtetueses del të kemi kryetarin e Parlamentit në dorë të PDK-së; Qeverinë në dorë të LDK-AAK-NISMA-minoritete; opozitën vetëm me VV, e Presidenten shah në veti – gjithsesi vetëm për veti.

FIDANISHTJA

Një hallakamë e tillë institucionale sinqerisht është pa hajr. Një përzierje e tillë ku gjithkush udhëheqë me pak por askush në të vërtetë s’ka zë, do të prodhojë vetëm stagnim. E për stagnim e mishmash kemi më së paku nevojë. Them të shkojmë në zgjedhje të reja; ashtu kështu po humbet kohë e po improvizohet shumë. Në fund të fundit s’ka çfarë del ma keq; s’mund të përzihet asgjë më shumë se kaq”, ka shkruar Abdixhiku në profilin e tij në Facebook. /Telegrafi/