Eko Higjiena

Abdixhiku: Kush nuk e përkrah procesin e dialogut është qyqar dhe populist

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka thënë se prioritet i Qeverisë duhet të jetë anëtarësimi në NATO dhe procesi i dialogut me Serbinë.

Sipas tij, procesi i dialogut është me interes nacional prandaj ashtu duhet të jetë edhe për Qeverinë.

I ftuar në “Debat Plus”, Abdixhiku, ka thënë se “kush nuk e përkrah dialogun është qyqar dhe populist”.

“Duhet që kjo Qeveri të ulet në tavolinë dhe të dialogojë, madje tani është dashur të shfrytëzojë momentumin gjeopolitik të rezolutës së NATO-së, për përparim në politikën e jashtme”, është shprehur Abdixhiku.

I pari i LDK-së, gjithashtu ka thënë që “fatalitetet e politikës së jashtme nuk i durojmë dhe as nuk i ndalim, nëse rrezikohet fati i Kosovës, për shkak të dështimit të Qeverisë”.

Ai ka shtuar, që kryeministri e ka përgjegjësinë kushtetuese për procesin e dialogut, prandaj duhet të jetë prioritet i tij, sepse ai është bartës i tij dhe duhet ta dërgojë deri në fund.

Uji Dea

“Dialogu është i domosdoshëm, sepse është një moment historik që duhet ta shfrytëzojmë, nuk ka pasur pozicion më të mirë në këto 15 vitet e fundit, prandaj është mëkat nëse nuk shfrytëzohet”, ka shtuar ai.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se narracioni i krijuar mbi idenë se opozita nuk po punon sa duhet, është trillim i krijuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Abdixhiku ka thënë se një narracion i tillë sikurse opozita nuk po punon është krijuar nga vet Kurti dhe se LDK-ja ka aktivitet të shtuar opozitar.

“Mos bini në kurth të Albin Kurtit. Kjo qeveri është e dobët dhe nuk po jep rezultate as në politikë të brendshme e as në të jashtme”, ka thënë ai, duke shtuar se është një qeverisje e cila ka krijuar një realitet paralel të Kosovës.

Duke i kujtuar se dikur Abdixhiku kishte punuar me Kurtin, Abdixhiku ka thënë se në njëqind ditëshin e punës me të, ritmi i punës ka qenë shumë më i madh.

Abdixhiku kishte shërbyer si ministër i infrastrukturës në qeverinë e Albin Kurtit, ku në koalicion ishin Vetëvendosje dhe LDK.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.