Eko Higjiena

Abdixhiku: Kurtiti ia bëmë një qartësim, një kërkesë dhe një ofertë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka thënë se në takimin e sotshëm kanë kërkuar nga kryeministri Albin Kurti, që të tregojë pozicionin dhe qëndrimin e qeverisë për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, shkruan Gazeta Express.

I pari i LDK-së theksoi se për Kurtin kanë pasur edhe një qartësim për sa i përket çështjes së dokumenteve të dialogut, për të cilat kryeministri po pretendon se nuk i ka marrë të tëra nga ish-kryeministri Avdullah Hoti.

“Sot e mbajtëm takimin e parë së bashku me nënkryetarin e partisë, z.Lutfi Haziri me kryeministrin Kurtin dhe zëvendësin Bislimi. Biseduam për çështjen e dialogut. Kryeministri na njoftoi për qëndrimin e tij për këtë proces dhe për pritjet. Ne e bëmë që ka të bëj e dokumentet që janë dorëzuar tek kryeministri, nga qeveria e kaluar. I rikonfirmuam edhe një herë që të gjitha dokumentet që i ka pasur qeveria e kaluar i janë dorëzuar kryeministrit. Nëse nuk i kanë ose i kanë humbur le t’i kërkojnë sërish”, deklaroi Abdixhiku.

Hidromorava

Më tutje ai bëri të ditur se Kurtit i kanë dorëzuar edhe një ofertë me qëndrimin politik të LDK-së, për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“E bëmë një kërkesë që qeveria të tregojë pozicionin politik dhe ta prezantojë në Kuvend. Kosova duhet të dijë se cili është qëndrimi i qeverisë në dialog dhe po presim një pozicionim të tillë”, deklaroi ai.

“E bëmë një ofertë ku i dorëzuam kryeministrit një dokument mbi pozicionin politik që Qeveria e Kosovës duhet ta ketë. Kryeministri e ka një dokument, pozicionin politik të LDK-së që duhet ta trajtojë në dialog në Bruksel. Ky dokument përmban parime që Kosova duhet t’i mbroje”, ka thënë ai. /Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.