Fundamenti

Abdixhiku, Kurtit: Po na flet si analist e opozitar – shteti që e udhëheq ka rënë në çdo drejtim, merr masa e vepro

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit, Albin Kurti për rastin e vrasjes së shtatzënës 35 vjeçare në oborrin e QKUK-së.

Abdixhiku ka thënë se Kurti po na flet si analist e si opozitar, dhe se ende nuk e ka kuptuar që është udhëheqës i shtetit.

“Një grua shtatzënë kishte urdhër mbrojtje. Shteti i udhëhequr nga ai, ka rënë në çdo drejtim”, ka thënë Abdixhiku.

Ai ka kërkuar nga Kurti që të kërkoi përgjegjësi të merr masa dhe të veproj.

“Përgjegjësi kërko Kryeministër! Merr masa, vepro. Për atë punë je aty”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

Postimi i plotë:

Kryeministri na flet si analist e si opozitar.

FIDANISHTJA

Ende nuk e kupton që është udhëheqës i shtetit.

Nëse do shërbime më të mira spitalore – dhe siguri brenda spitaleve tona – të mos presë mbi 100 ditë për të vënë një ministër të shëndetësisë. Të tretin në më pak se dy vite qeveri.

Po të donte rend e ligj, nuk do ta linte shtetin pa Kryeprokuror tash e një vit e nuk do t’ia zbriste pagat gjithë sistemit të drejtësisë, për të shkaktuar kaos aty. Një sistem i tërë drejtësie është në greve; mbi 500 lëndë në ditë shtyhen si pasojë e kësaj përplasjeje të panevojshme.

Nëse do përgjegjësi, le të merret me ministrin e Brendshëm të tij dhe gjithë zinxhirin komandues, të cilin vetë e ka caktuar ai – nga Drejtori i Policisë e poshtë.

Një grua shtatzënë kishte urdhër mbrojtje. Shteti i udhëhequr nga ai, ka rënë në çdo drejtim.

Përgjegjësi kërko Kryeministër! Merr masa, vepro.

Për atë punë je aty. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.