Abdixhiku: Kryesia e re mbështet diskutimet me Vjosa Osmanin për formimin e institucioneve
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se Kryesia e re ka mbështetur propozimin e tij, që kjo parti të vazhdojë diskutimet me kandidaten për presidente, Vjosa Osmanin, raporton Ekonomia Online.
Ai pas takimit me Kryesinë e re, tha kse takimi me Osmanin pritet të mbahet gjatë javës.
“Sot kemi zgjedhur kryesinë e LDK-së me përbërje 33 anëtarëshe, nënkryetarët Lutfi Haziri, Gazmend Muhaxheri, Anton Qunit, Shqipe Mjekiqi dhe sekretarit Imri Ahmeti”.
”Kryesia e LDK-së ka mbështetur iniciativën e propozuar në takimin e djeshëm, që LDK të vazhdojë diskutimet dhe bisedat vetëm me Vjosa Osmanin si pretendente për kandidate për presidente, besoj që gjatë javës Osmani të caktojë datën e takimit dhe kohën e takimit”.
Abdixhiku ka thënë se ata do të jenë opozitë, por ka përseritut se janë që të shmangen zgjedhjet e reja.I pyetur nëse do të propzojnë emër për President, kreu i LDK-së është shprehur se për gjitha detajet do të diskutohet në takim.


