GRANDEMALL

Abdixhiku, kryeministrit: Sqarojeni a është e mirë marrëveshja me Serbinë, po apo jo sepse dy nuk ka

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, kërkoi sot nga kryeministri Albin Kurti të sqarojë para qytetarëve nëse marrëveshja për energjinë e nënshkruar me Serbinë në Bruksel, është e mirë apo jo.

Në seancën e sotme të Kuvendit, Abdixhiku tha se nëse marrëveshja nuk është e mirë, atëherë duhet të flitet për legalizimin e Serbisë në veriun e Kosovës.

“Pra, duhet të qartësosh një element bazik, cila është natyra e marrëveshjes, sepse të dyja s’mund të jenë. Është kundërthënie politike, s’mund të sillesh as mish as peshk. Ose e mirë ose e keqe, ose është trashëgimi ose është meritë e jotja”.

Mobi Casa

“Të dyja s’janë. Dhe në qoftë se është dëm, e s’është vazhdimësi, atëherë pse na e sjelle elektroseverin në Kosovë, të cilën e ke kundërshtuar para 4 viteve këtu në këtë foltore. Për neve, marrëveshja është e njëjtë, siç ka qenë e mirë atëherë, është edhe tani, prandaj, edhe e mbështesim, po shtrihet sovraniteti në veri”, tha Abdixhiku.

Deputeti Abdixhiku në këtë seancë kujtoi fjalët e shkrimtarit, Shkreli, të lexuara në këtë Kuvend nga ish-deputeti Adem Mikullvci.

“Më 2017, në këtë kuvend, një burrë i madh, anëtari i VV-së që kryesonte kuvendin, Adem Mikullovci, kishte nisë me fjalë të Shkrelit. ‘Nëse takohemi me veten sy më sy, a kemi me u puthë, a kemi me u pështyrë”. Çfarë kishte bërë Albin Kurti i 2015-së këtij Albin Kurtit sot. Kjo është pyetja”, u shpreh i pari i LDK-së. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.