Eko Higjiena

Abdixhiku: Kryeministri po i parapërgatit qytetarët për rritje të çmimit të rrymës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku tha se Kosova është bërë lajm në media ndërkombëtare për krizën e energjisë elektrike, sepse Qeveria, sipas tij, ka nisur të merret me të me 6 muaj vonesë, raporton Gazeta Express.

Abdixhiku tha në Kuvendin e Kosovës se kriza në Kosovë është më e veçantë nga ajo që i ka përfshirë vendet e rajonit dhe ato evropiane.

“Kosova është në krizë energjetike. Është në terr, reduktime, agregatë dhe qirinj. Aq krizë, saqë bëhemi lajm sërish – për të keq natyrisht – në mediat ndërkombëtare. E kur bëhesh lajm për të keq në mediat ndërkombëtare, do të thotë se kriza këtu është më e dalluar, më e veçantë”, tha Abdixhiku.

Ai tha se kryeministri u thotë qytetarëve se rryma në vend është e lirë “si parapërgatitje për rritje të çmimit, pa ndonjë efekt lehtësues më pas.”

Eco Higjiena

“Ajo çfarë e diferencon sasinë e furnizimit në Evropë, është angazhimi i vetë qeverive, i vetë shtetit. Ato nuk janë spektatore”, tha kryetari i LDK-së.

Ai tha se qeveritë e vendeve evropiane janë marrë me temën e energjisë elektrike qysh në korrik të këtij viti.

“S’janë ankuar për kapacitete që s’i kanë, por kanë vepruar shpejt. Prandaj këto shtete tani i furnizojnë qytetarët e tyre me energji elektrike”, tha Abdixhiku.

Qeveria sot e ka sjellur në Kuvend vendimin me masat për përballje me krizën e energjisë elektrike. Ky vendim u prezantua në fillim të seancës së Kuvendit nga ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.