Eko Higjiena

Abdixhiku: Kosova është shumë e pasur për të qenë kaq e zbrazët dhe e zymtë, popullistët nuk e kanë këtë brengë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

“Popullistët këtë nuk e kanë brengë. Fillimsiht sepse nuk e besojnë Kosovën, e shohin si të përkohshme; e më pas sepse kanë tjetër synim. Ata brengë kanë mirëmbajtjen e vetes. Sa vota sjellë një vendim. Dhe në këtë mirëmbajtje kanë mbetur të kurthuar në përballjen me të shkuarën. Aty qëndrojnë me mburrje e krenari, por aty Kosova s’duron të qëndrojë më.”

Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se kanë shënuar 34 vjetorin e themelimit të degës në Obiliq.

“Në Obiliq, së bashku me Kryetarin e Degës dhe Komunës, z. Xhafer Gashin, shënuam përvjetorin e 34-të të themelimit të Degës. Mes mirënjohjeve të dhëna për kontributin e gjeneratave të tëra, shtruam thirrjen tonë për të tashmen sikurse dhe vizionin tonë drejt së ardhmes.”

Ai ka thënë se LDK po mbledhë rreth vetes “njerëzit më të mirë të vendit, si thirrje për ngritje të djathtë gjithënacionale, si domosdoshmëri për t’i dhënë vendit të ardhme”.

Uji Dea

Abdixhiku ka shtuar se Kosova është shumë e pasur për të qenë kaq e zbrazët dhe e zymtë.

“Kosova është shumë e pasur për të qenë e fundit në Evropë. Për të qenë kaq e zbrazët e për të qenë kaq e zymtë. Kosova ka plot njerëz punëtorë, familje të ndershme, biznese të shëndosha, mësues me ideale, mjek me pasion, shërbyes me dinjitet. Kosova ka tradita të pasura që duhet t’i kultivojë me fanatizëm, e ka potenciale të jashtëzakonshme që duhet t’i shfrytëzojë me plot përkushtim.”

Këtë brengë, ai thotë se nuk e kanë “popullistët”, sepse sipas tij nuk e besojnë Kosovën dhe se brengë e kanë mirëmbajtjen e vetes.