UBT

Abdixhiku: Kompromisi për energji dhe telekom legjitimon autonominë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kur në korrikun e 2011-s Kosova dhe Serbia arritën marrëveshjen për lirinë e lëvizjes, njohjen e diplomave të ndërsjella dhe për regjistreat civilë, Bashkimi Evropian pati shfaqur shpresën se brenda pak muajshe palët do t’u jepnin zgjidhje edhe tri çështjeve të tjera: tregtisë së lirë, kelekomunikacionit dhe energjisë. Këto të fundit ende janë në diskutim.

Ekspertë të ekonomisë kanë vlerësuar të ketë qenë gabim trashanik i bërë nga ekipi negociues i Kosovës, që listës së problemeve të negociuara me Serbinë nuk i kanë paraprirë problemet ekonomike që disfavorizojnë Kosovën më shumë me Serbinë.

Lumir Abdixhiku, drjetor ekzekutiv i institutit Riinvest, ka vlerësuar se marrëveshja e parë e arritur në Bruksel, që ka qenë për reciprocitetin, ka dëmtuar më shumë Serbinë se sa Kosovën. Shkaku kryesor prapa insistimit për zgjidhje nga Beogradi, sipas tij, ka qenë ndërprerja e humbjeve të bizneseve serbe gjatë kohës së reciprocitetit.

Mobi Casa

Sipas Abdixhikut, pas doganave, buxhetit (fondit për veriun), gjyqësisë e policisë, diferencimi I telekomit dhe energjitikës përmbyll një fazë të tërë ekonomie atje, shkruan Koha Ditore.

“Beogradi insiston në operatorin e tretë ekskluziv serb, i cili kryesisht do të veprojë në veri, dhe është i interesuar për shkëputjen dhe autonominë e rrjetit të Distribucionit të KEK-ut nga pjesa tjetër e Kosovës. Veprimet si këto i japin mundësi veriut të Kosovës. Veprimet si këto i japin mundësi veriut të Kosovës të veprojë tërësisht i pavarur nga pjesa e Kosovës sa herë të dojë”, ka thënë Lumir Abdixhiku./Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.