FITORJA

Abdixhiku: Kjo është e keqja më e madhe që po i ndodh Kosovës

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë se e keqja më e madhe që po i ndodhë Kosovës, është pasi kryeministri Albin Kurti po ka frikë të marrë përgjegjësin në dialog me Serbinë dhe mospjesëmarrja është në dëm të vendit tonë.

Abdixhiu duke përmendur mundësinë e mirë që ka Kosova për shkak të drejtuesve në ShBA dhe BE, ndikimin që kanë ambasadorët në vendin tonë e në Serbi, si dhe miqtë tjerë të Kosovës, ka thënë se vendi ynë po humb duke mos shfrytëzuar këtë mundësi për të arritur një marrëveshje përfundimtare me Serbinë.

Ai ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet të dal e t’i thotë qytetarëve se kjo është prioritet numër një.

“Kryeministri po rrinë indiferent dhe vetëm po shtyhet çka tha Vuçiqi e çka ky atij. Mos marrja e përgjegjësisë është popullizëm. Ky zotëri nuk po guxon të marrë vendime, vendimi i parë që do të duhej është që duhet të ulet në dialog. Këta kur dalin jashtë thonë se Kosova është çliruar, unë kur dal jashtë nuk flas për qeverinë sepse është vendi im, por këta janë të tmerrshëm dhe popullsit që nuk kanë politikë të jashtme, pasi nuk janë prezent në qendrat kryesore botërore”, tha ai, duke shtuar se LDK kërkon përgatitje për dialog, futje në dialog dhe zgjidhje përfundimtare me njohje reciproke.

FIDANISHTJA

Sipas tij, drejtuesit e Qeverisë së Kosovës kanë thënë se çështja e targave që Serbia i ka lëshuar pa afat për qytetarët e Kosovës, do të zgjas vetëm deri në 6 muaj, por janë futur në pafundësi për shkak të paaftsisë.

Ai ka thënë se opozitarizmin do ta bëjnë si LDK e jo si një trup i përbashkët, edhe pse jo rrallë herë kanë dhënë nënshkrime për seanca dhe kanë organizuar

“Narracionin se opozita s’po bën asgjë e ka bërë Albin Kurti, për cfarë opozite po flet kur e le atë vetëm me katër komuna”, tha ai në Tv Dukagjini.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.