Hidromorava

Abdixhiku kërkon nga Qeveria draft statutin: Asociacioni kushtetues duhet bërë, e jo si autonomi

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka kërkuar që ta shohin dokumentin e draft statutit, e jo siç tha ai “seanca e Kuvendit të humbas kuptimin përmbajtësor”.

Abdixhiku para deputetëve në Kuvendin e Kosovës tha se fjalët e Kurtit të thëna në mënyrë kundërthënëse, nuk i kupton.

“Kryeministri i Kosovës paska vendosur t’i flas masave të vet… yjet politike dinë me qenë bukur me ironi. Por, përtej kësaj ironie e kam të vështirë ta kuptoj, kundërthënien në vazhdimësi të llojit se jam i gatshëm të nënshkruaj qysh sonte, por se kam pranuar apo marrëveshjet pa nënshkruar janë mesjetare por ajo e Ohrit që kemi pranuar tani është obligim ndërkombëtar. Këto kundërthënie nuk arrijë t’i kuptoj…”, tha kryetari i LDK-së.

Ai u shpreh se edhe pse janë bërë dy javë që nga akti i pranimit të draft statutit, ende janë në terr informativ për përmbajtjen e tij, përcjell Telegrafi.

FIDANISHTJA

“Kryeministri në emër të popullit të Kosovës definon statutin e Asociacionit, për të cilin vazhdojmë të jemi në terr. Si LDK kemi kërkuar qasje në këtë dokument. Së këndejmi kjo seancë po humbet kuptimin përmbajtjesor…”, ka thënë ai.

Tutje ai shtoi se: “Dokumenti do duhej të dal para se të pranohej. Do të ishim më të fuqishëm si popull… Në thelb kryeministri ka bërë atë që kemi paralajmëruar, pra do të pranoj Asociacionin.

Them që Asociacioni kushtetues duhet bërë…Duhet parë dokumentin fillimisht. Pra, duhet bërë Asociacion kushtetues e jo Asociacion me autonomi”, tha ai.

Abdixhiku pyeti se Kurtin: “A i referohet ky draft marrëveshjes së viti 2013?. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.