Hidromorava

Abdixhiku kërkon mbështetjen e EPP-së për Kosovën për liberalizim e anëtarësim në Këshill të Evropës

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka marrë pjesë në kongresin dyditor të Partive Politike Evropiane EPP, i cili i përfundoi sot punimet.

Përmes një komunikate për media, LDK njofton se Abdixhiku ka kërkuar mbështetje nga liderët që ishin të pranishëm në kongres, në procesin e liberalizimit të vizave, në anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës si dhe ngritjen e vëmendjes së Evropës karshi Kosovës dhe Ballkani Perëndimor.

“Vlen të theksohet se gjatë këtij Kongresi, me sponzorizimin e partisë më të madhe austriake, Die Volkspartei (ÖVP) partisë së kancelarit austriak, Karl Nehammer, u votua rezoluta në mbështetje të liberalizimit të vizave për Kosovën. Me votat dërmuese të delegatëve të EPP, dhe me miratimin edhe të partive tona simotra që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, rezoluta bën thirrje për mbështetjen e shtetit tonë dhe qytetarëve tanë në këtë të drejtë bazike dhe tashmë të vonuar”, thuhet në njoftimin për media.

Hidromorava

“Kryetari Abdixhiku, ka falënderuar Partinë Popullore të Austrisë (ÖVP), në veçanti Sekretaren për Marrëdhënie me Jashtë, Monika Reiner dhe eurodeputetin Lukas Mandl për sponsorizimin e kësaj rezolute dhe përkushtimin e vazhdueshëm që tregojnë për Kosovën. Poashtu, falënderoj edhe Sekretarin për Marrëdhënie me Jashtë të EPP-së, Patrick Voller në sigurimin e mbështetjes së nevojshme”.

Gjatë këtij kongresi bëhet e ditur se është zgjedhur edhe kryetari i ri, Manfred Weber, i cili ka marrë besimin e mbi 447 delegatëve nga gjithsej 502 delegatë të EPP-së. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.