ARKATANA

Abdixhiku: Kemi nevojë për një politikë që bashkon, e ardhmja s’u përket atyre që përçajnë

/ 2 minuta lexim
HW

Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku, në tubimin e Bashkimit, u zotua për zhvillim ekonomik, demokraci dhe përfaqësim dinjitoz diplomatik, raporton Ekonomia Online.

Ai tha se Kosova nuk do të zhvillohet përderisa ambicia politike mbetet te lëmosha dhe blerja e votës me skema elektorale, në vend të investimeve kapitale që, sipas tij, përcaktojnë epokën.

“Kosova jonë nuk do të zhvillohet asnjëherë përderisa nuk e kuptojmë se në thelb të politikës është aftësia për të bërë kompromis, e jo për të përfunduar me mburrje me ushtrues detyre. Demokracia është vlerë, kriza është kokëfortësi”, tha Abdixhiku.

Uji Dea

Sipas tij, ky bashkim duhet të jetë më shumë se një ngjarje dhe të shndërrohet në një zotim. Zotim se do ta kthejnë seriozitetin në politikë, dinjitetin në institucione dhe shpresën tek qytetarët e Republikës së Kosovës.

“E ardhmja nuk i takon atyre që ndajnë, përçajnë, propagandojnë, e mashtrojnë”, ka deklaruar i pari i LDK-së, njëherësh kandidati për Kryeministër Lumir Abdixhiku, gjatë Tubimit të Bashkimit.

Sipas tij, Kosova ka nevojë për një politikë që bashkon.“Kosova ka nevojë më shumë se kurrë për bashkim politik që ndërprenë pangopësinë politike populliste. Kosova ka nevojë për Lidhjen Demokratike”, deklaroi Abdixhiku.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.