ARKATANA

Abdixhiku: Janë humbur 16.000 vende pune me qeverisjen e PAN-it

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK’së Lumir Abdixhiku, e ka komentuar ndarjen e buxhetit për vitin 2019. Ai ka thënë se Qeveria e PAN’it nuk ka shtuar vende pune, përkundrazi janë humbur 16 mijë vende pune, sipas tij.

Abdixhiku këto komente i ka bërë në profilin e tij në Facebook, ku ka thënë se nëpërmjet ndarjes së buxhetit pët vitin 2019, Qeveria e Kosovës e konfirmon se gjatë vitit që po lëmë pas janë humbur shumë vende pune.

“Qeveria e Kosovës, nëpërmjet Buxhetit 2019 e konfirmon se gjatë vitit të shkuar janë humbur hiq më pak se 16,000 vende pune. Jo që s’janë shtuar vende shtesë, por janë humbur edhe ato ekzistueset. Të dhënat e tyre, numrat e tyre, buxheti i tyre. Ky është një rekord i ri – gjithsesi i zi për shtetin tonë”, ka shkruar Abdixhiku.

FIDANISHTJA

Ai tutje është shprehur se për ëdo ditë pune të qeverisë, është ditë papunësie për 44 kosovarë të rinj, duke theksuar se nuk pritej ndryshe nga ky koalicion qeverisës.

“Jo që pritej ndryshe. Një qeveri e zënë me kapje institucionale e me rehatime partiake s’mund të prodhoj zhvillim për qytetarët e vet. Një qeveri që mendon vetëm për zëvendësministrat e vet, gati 100 sosh; që falë borxhe, paguan dënime e rahaton militantë në ndërmarrje publike s’mund të krijojë punë për askënd. S’dinë, s’duan, s’munden”, ka përfunduar Abdixhiku.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.