Fundamenti

Abdixhiku i reagon Sveçlës: Të injorosh komunikimin e shefes së partisë me një terrorist e të ndërtosh gjuhë nxitëse është maskaradë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas deklaratës së ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla lidhur me protestën e thirrur për sot, i cili ka thënë se është e çuditshme se si po thirret një protestë në të njëjtën ditë kur ka protesta edhe në Serbi.

Abdixhiku i ka quajtur të pamatura dhe nxitëse deklaratat e ministrit, transmeton Telegrafi.

“Deklaratë e pamatur, nxitëse e ofenduese e Ministrit të Punëve të Brendshme. Etiketimi i pabazë i gazetarëve e ofendimi i turpshëm i luftëtarëve – edhe nëse s’pajtohemi me ta – është nivel i ri i ulët i politikëbërjes në Republikë. Të injorosh komunikimin e shefes së partisë me një terrorist, e të ndërtosh gjuhë nxitëse e përplasëse me plot imagjinatë është maskaradë. Kjo gjuhë, e dhënë tani, kërkon përplasje. Kërkon dhunë e kërkon krizë. Duket se mendja e pushtetit është mu në dhunë e krizë”, thuhet në reagimin e tij.

Tutje, ai ka shtuar se “Sot, megjithatë na duhet maturi. Na duhen mendje të urta, që afrojnë e s’ndajnë. Sot, mbi të gjitha na duhen politikanë që distancohen nga një mendësi primitive e tillë. E mendësia e tillë meriton veçse shkarkim. Asgjë më pak.

Uji Dea

Sveçla thotë se Serbia është në aksion me luftë hibride, përmend edhe audio-incizimet ku flasin Kusari-Lila e Simiq
Lexo po ashtu
Sveçla thotë se Serbia është në aksion me luftë hibride, përmend edhe audio-incizimet ku flasin Kusari-Lila e Simiq
“Kosova meriton më mirë. Kosova duhet ta bëjë një rrugë të re. Kjo gjuhë, dhuna e nxitja e saj, nuk kanë vend”, ka pohuar ai.

Ndryshe, sot ministri Sveçla ka deklaruar se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është duke e humbur betejën në terren në raport me kryeministrin, Albin Kurtin, prandaj edhe po i kthehet luftës hibride përmes së cilës tenton të nxisë trazira në Kosovë.

Ndër të tjera ai thotë se mbetet të shihet sot nëse qytetarët e Republikës së Kosovës do të ruajnë dinjitetin personal dhe pozicionin e shtetit, apo do të bien në këtë grackë të luftës hibride të Serbisë. /Telegrafi/