RCCOLA

Abdixhiku i reagon Kurtit: Çka ndodhi ‘kryeministër i përkohshëm’, që dy vite të kemi thënë ta hartosh draft-statutin e Asociacionit

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka reaguar sot pasi kryeministri i vendit, Albin Kurti dha disa pika për normalizimin e raporteve me Serbinë, gjersa po ashtu tha se meqenëse Asociacioni është çështje e brendshme do ta hartojë draft-statutin vitin e ardhshëm së bashku me disa ministra të kabinetit qeveritar.

Abdixhiku në një postim pyet Kurtin siç e quan “kryeministër të përkohshëm” se çfarë ka ndodhur, ndërsa thotë se ka dy vite që i kanë rekomanduar kryeministrit që ta hartojë draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Lexoni të plotë postimin e Abdixhikut:

Ka plot dy vite që ne, LDK, dhe gjithë miqtë më të afërt të Kosovës, që i kërkojmë Kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, i ulur në karrigen e “kryeministrit të shtetit të përkohshëm”, që të hartojë draftin e statutit të Asociacionit, si dokument i brendshëm i Kosovës. Si obligim ndërkombëtar i Kosovës.

Ka dy vite që “kryeministri i shtetit të përkohshëm”, i ulur në tavolinë dialoguese me tre mosnjohjes të tjerë shteti, që ka refuzuar të bëjë një gjë të tillë.

Në seancën e 3 nëntorit, e kuptuam arsyen. Na tha, “nuk kam dashur të shkruaj një dokument të tillë, meqë kam qenë i bindur se ndërmjetësuesi më pas do të sillte një mes të dokumentit të Kosovës dhe atij të Serbisë”.

Por dokumenti i ndërmjetësuesit erdhi.

Jo si mes, por dhe më rëndë, erdhi si autonomi!

Hidromorava

Dy muaj më pas, tek pasi ka pranuar autonominë e serbëve në Kosovë, Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, i ulur në karrigen e “kryeministrit të shtetit të përkohshëm”, del me propozim që tani Kosova ta shkruaj statutin e Asociacionit vet. Se qenka çështje e brendshme e jona. E paska kuptuar nga ndërmjetësuesi. Dy vjet pas.

Vonë. Shumë vonë. E dëmshme kjo vonesë. E kushtueshme kjo vonesë. I thonë sot autonomi! Autonomi e pranuar nga “kryeministri i shtetit të përkohshëm” dhe Presidenti i Serbisë.

Dhe jo vetëm kaq.

Ka plot dy muaj që si narracion kryesor të tij, na thotë se ka qenë i gatshëm të nënshkruaj Draft Statutin e Asociacionin me Presidentin e Serbisë. Madje që atë ditë. Merreni me mend, një dokument të brendshëm të Kosovës, ta nënshkruaj jo një President Kosove por një President, hiç më pak se ai i Serbisë. Ka plot dy muaj që ngrisim në pah këtë çmenduri; dhe tek sot, dy muaj më pas, s’kërkon këtë nënshkrim. Nënshkrimi i draft statutit me Serbinë s’është më kërkesë.

Çfarë ndodhi “kryeministër i përkohshëm”?

E kuptove – më në fund – këtë çmenduri?

A e kuptoni se sa pak di? A e kuptoni se sa e dëmshme është kjo vonesë e tij. Paqëndrueshmëria e tij është thelbi i pasigurisë! Padituria e tij është çmimi që paguajmë sot dhe nesër të gjithë. /Telegrafi/