UBT

Abdixhiku i propozon Kurtit të reduktoj akcizën tre muajt e ardhshëm për derivatet e naftës

/ 4 minuta lexim
United Hospital

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka reaguar edhe njëhere për ngritjen e çmimit të derivateve të naftës.

Abdixhiku në një shkrim në llogarinë e tij në Facebook i ka propozuar qeverisë që të ndërmerr disa veprime urgjente.

“Të reduktohet akciza dhe të zvogëlohet TVSH-ja në naftë për tre muajtë e ardhshëm. Ky reduktim i përkohshëm duhet të ketë për qëllim përballueshmërinë jo vetëm të qytetarëve tanë, por sidomos të bujqve e transportuesve në vend, ndikimi i të cilëve në produkte e shërbime të tjera do të jetë edhe më i lartë”, ka shkruar ndër të tjera Abdixhiku.

Postimi i plotë i Abdixhikut:

NJË KRIZË E RE, NJË PAAFTËSI E RE

Sot, çmimi i naftës ka arritur në 1.60 euro për litër. Nga ky çmim, qytetarët e Kosovës i paguajnë plot 60 cent tatim e akcizë Qeverisë. Pra nuk i paguajnë vetëm çmimet e ngritura ndërkombëtare të naftës; i paguajnë edhe apetitet e Qeverisë për t’iu marrë më shumë para e taksa edhe në kohë krize. 60 cent nga 1.60 euro për çdo litër është shumë. Nga çdo mbushje 25 euroshe, qyterarët i paguajnë 15 euro naftë e gati 10 euro tatim. Dhe me çdo rritje të çmimit ndërkombëtar, ky tatim po bëhet dhe me i lartë e çmimi edhe më i papërballueshëm.

Ka disa javë që LDK ka ngritur në Kuvend vëmendjen për rritjen e vazhdueshme të çmimit të naftës – dhe produkteve tjera si rrjedhojë. Ka disa javë që kemi kërkuar nga Qeveria e Kosovës të ofrojë një pako politikash fiskale që zbusin këtë ngritje. Por, si me çdo temë tjetër tashmë, veprimet e Qeverisë janë ose të vonshme ose inekzistente.

ARKATANA

Masa e vetme e ndërmarrë nga Qeveria deri më tani, ka qenë kufizimi intervencionist i marzhës së fitimit; sa për të treguar se nuk kuptojnë asgjë në këtë punë. Me këtë intervenim, ata kanë arritur të zvogëlojnë çmimin e naftës për vetëm 3 cent në litër. Kaq është kontributi i Qeverisë. Vetëm nesër, me një rritje të re që do të ndodhë, ky 3 centësh zhbëhet në kontribut tatimi.

Natyrisht se lëvizjet e tilla në çmime janë si pasojë e krizës globale me furnizim nafte. Ne nuk prodhojmë naftë, por e blejmë atë. Madje, me thellimin e mëtutjeshëm të krizës, edhe vet blerja do të jetë më e vështirë. Do të kemi probleme edhe me çmim edhe me sasi. Megjithatë, ndonëse është krizë globale, Qeveritë ekzistojnë për të ndërmarrë masa nacionale. Për t’i përballur krizat e jo vëzhguar ato. Qeveria e Kosovës vazhdon të jetë – si me çdo temë tjetër, e vonuar. Inekzistente në reagim, e paaftë në zgjidhje. Vështron krizat, por s’merr asnjë masë. Ky vëzhgim i saj natyrisht se kushton.

Meqë qeverisja është më tepër se sa fotografi, propozojmë që në urgjencë të merren këto vendime:

1. Të reduktohet akciza dhe të zvogëlohet TVSH-ja në naftë për tre muajtë e ardhshëm. Ky reduktim i përkohshëm duhet të ketë për qëllim përballueshmërinë jo vetëm të qytetarëve tanë, por sidomos të bujqve e transportuesve në vend, ndikimi i të cilëve në produkte e shërbime të tjera do të jetë edhe më i lartë.

2. Në vijë me praktikat e shumta ndërkombëtare, të vendoset racionimi i sasisë së naftës që një individ mund të blejë. Duhet të pranojmë që jemi në krizë, furnizimet e kufizuara duhet të ndodhin sa më parë.

3. Qeveria të asistojë furnitorët tanë në sigurimin e rezervave afatgjate. Në kohë si këto, relacionet ndërshtetërore janë esenciale.

4. Të ofrohet një plan afatgjatë i përballueshmërisë. Qeveria të reagojë sa më parë. Ndonëse do të jetë sërish e fundit në reagim, praktika e vëzhgimit e arsyetimit se kjo është krizë globale është braktisje e re e qytetarëve edhe në një krizë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.