Fundamenti

Abdixhiku: LDK pro një Asociacioni sipas Kushtetutës, s’ka parti që është kundër

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka thënë se partia e tij është pro Asociacionit të interpretimit kushtetutës.

Abdixhiku në Pressing të T7, ka thënë se nuk ka parti në Kosovë që është kundër Asociacionit.

Ai tha se Kurti e ka pranuar Asociacionit dhe e ka pranuar atë.

”Natyrisht që jemi pro, ne e konsiderojmë që është obligim ndërkombëtar i Kosovës. Pro një Asociacioni sipas interpretimit kushtetutës të Republikës së Kosovës dhe nuk kemi premtuar asnjëherë që do ta zhbëjmë”.

Hidromorava

“Nuk ka parti politike që është kundër Asociacionit të Kosovës, meqenëse kryeministri ka nënshkruar një marrëveshje që ka Asociacion dhe ka thënë që ka Asociacion”, ka thënë Abdixhiku.

“Ne mendojmë që Kosova nuk duhet të iu ikë obligimeve ndërkombëtare, por duhet ta ketë autorësinë”, ka deklaruar kryetari i LDK-së. /Gazeta Express