United Hospital

Abdixhiku: Gjykata Kushtetuese i dha të drejtë të plotë kërkesave tona dhe lëndës së hartuar nga LDK

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Siç e kishim thënë, sa e sa herë, partia e parë kishte uzurpuar foltoren, me imponim kishte ndryshuar rendin e ditës dhe me kokëfortësi për plot 48 herë kishte shkelur Kushtetutën e Kosovës duke insistuar në votimin e fshehtë – para dhe pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese. Votimi i fshehtë nuk pranohet ka shkruar Lumir Abdixhiku.

Postimi i plotë:

Uji Dea

Një fitore e madhe e demokracisë!
Një fitore e madhe Republikës!
Gjykata Kushtetuese i dha të drejtë të plotë kërkesave tona dhe lëndës së hartuar nga LDK.
Siç e kishim thënë, sa e sa herë, partia e parë kishte uzurpuar foltoren, me imponim kishte ndryshuar rendin e ditës dhe me kokëfortësi për plot 48 herë kishte shkelur Kushtetutën e Kosovës duke insistuar në votimin e fshehtë – para dhe pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.
Votimi i fshehtë nuk pranohet.
Jo kushtetues i konstatuar! Urdhëroheni të mundësoni demokracinë në Republikën e lirë të Kosovës.
Ky është verdikti sot.
Ky ishte qëndrimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës nga dita e parë e deri më sot.
Fatkeqësisht, Kosova humbi kohë. Sot bëhen plot 180 ditë që nga mbajtja e zgjedhjeve. Gjysmë viti i humbur nga ata që imponimin e kanë si vlerë e përçmimin si metodë – gjithsesi paditurinë për të lexuar Kushtetutën e vendimet e saja si mburrje.
Dritë, megjithatë do të ketë.
Sepse ky vend ka mjaft patriotë që e ruajnë atë; dhe atë në mënyrën e vet. Dhe sado i vështirë e i mundimshëm të duket ky mision, është jetike të mos bëhemi si ta. Ne, duhet të luftojmë për të vërtetën – duke qenë vetja! Sepse popullistët nuk fitojnë kur janë shumë, por kur ne të tjerët bëhemi si ata. Atëherë vdes rezistenca demokratike, përmbyset rendi kushtetues, dhe Republika e Kosovës kthehet në një projekt të dështuar që duket se ka qenë gjithmonë misioni i tyre.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.