Uji Dea

Abdixhiku: Faleminderit LVV-së që po na tregojnë se si duhet të udhëhiqet LDK-ja

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar ndaj kritikave dhe këshillave që po merr partia e tij këto ditë, duke theksuar se LDK-ja mbetet e përqendruar te prioritetet dhe garat e ardhshme zgjedhore.

“Kur do ta kuptojnë? Kundërshtimet e juaja s’na lënë përshtypje; kemi parë se çfarë duartrokisni! I falënderojmë të gjithë eksponentët e Vetëvendosjes dhe kundërshtarët tanë ideologjikë, që këto ditë po na tregojnë se si duhet të udhëhiqet LDK-ja, çka dëshiron elektorati ynë dhe si duhet të jetë e ardhmja jonë si parti. Jemi të bindur se e kanë për ‘të mirën tonë’.”

Ai shtoi se partia po përballet me një program të ngjeshur zgjedhor, duke pasur në fokus 9 gara që duhet të zhvillohen.

Mobi Casa

“Por të na mirëkuptojnë e falin për mungesën e përgjigjeve ndaj brengave të tyre. Jemi bukur të zënë. Sepse momentalisht i kemi 9 gara për t’i bërë. Të dielën duam veç fitore; dhe na besoni, do të fitojmë!”

Abdixhiku thekson se LDK-ja nuk do të lejojë që kritikat apo kundërshtimet të devijojnë vëmendjen nga objektivat e saj politike dhe nga zgjedhjet lokale që po afrojnë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.