Eko Higjiena

Abdixhiku e uron Konjufcën dhe ka këshilla për Kurtin para se ky të zgjidhet kryeministër

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku e ka nisur fjalën e tij në Kuvend duke e uruar kryetarin e ri të këtij institucioni, Glauk Konjufcën.

“I nderuar kryetar i Kuvendit, fillimisht urime për zgjedhjen tuaj”, tha Abdixhiku, duke vazhduar që të përmend sfidat dhe duke ia dhënë disa këshilla kryeministrit dhe kabinetit të ri qeveritar, raporton Gazeta Express.

“Në qoftë se rendi kushtetues është respektuar me plotni, sot është përmbyllur respektimi i vullnetit të qytetarëve. Është veprim i zakonshëm demokratik”, tha Abdixhiku.

“Si opozitë e re, këtë kapitull e mbajmë të mbyllur sepse respektojmë vullnetin e njerëzve që sot janë me ju, e nesër bëhen me ne”, theksoi ai.

Uji Dea

Kryetari i LDK-së tha se sot shumica e ndërton qeverinë njëpartiake, por i tha Kurtit të mos harrojë dhe tha se ai “duhet t’ia kujtojë vetes se 50% tjetër e ka në dy anët tjera”.

“Kryeministri që do të zgjidhet sot duhet t’ia kujtojë vetes se nga dita e parë e punës e deri te ajo e fundit, duhet të sillet me dinjitet”, tha tutje Abdixhiku.

Abdixhiku tha se LDK-ja do të mbajë rol opozitar, ndërsa tha se “do ta ushtrojmë me kredibilitet e dinjitet këtë detyrë”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.