Eko Higjiena

Abdixhiku e Krasniqi i reagojnë Kurtit pasi e pranoi se propozimi franko-gjerman nuk sjell marrëveshje finale

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në seancën e Kuvendit të enjten e pranoi se propozimi franko-gjerman, i njohur si plani evropian, është një kornizë për marrëveshje bazike, e jo përfundimtare.

Reagim i menjëhershëm erdhi nga opozita duke e quajtur shqetësues deklarimin e kryeministrit.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, tha se Kurti ka pranuar që nga një marrëveshje finale, ligjërisht të obligueshme të pranojë një marrëveshje që nuk është finale por është bazë, duke shtuar se ky është devijim i madh i dialogut.

“Kryeministër unë nuk po të gjykoj. Ju pyeta se çka nga platforma juaj është reflektuar në marrëveshjen që e ke pranuar. Dhe janë dy çështje shqetësuese: Ke pranuar që nga një marrëveshje finale të pranosh një marrëveshje bazë. Ti nuk po tregon se çka po bëhet, por e ke pranuar një dokument. Si mund të pranosh marrëveshje që nuk është finale dhe nuk e ka njohjen në të?”, deklaroi ai.

Abdixhiku tutje ftoi të gjithë deputetët që t’i mbledhin nënshkrimet për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme për dialogun.

UBT

Ndërsa, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, tha se është i befasuar nga kryeministri se “sa mirë dhe sa ëmbël po e arsyeton propozimin franko-gjerman”.

Ai gjithashtu kërkoi nga Kurti ta sjellë planin evropian në Kuvend para deputetëve, qoftë edhe me dyer të mbyllura.

Por sipas Krasniqit, ai se po frikësohet ta bëjë një gjë të tillë.

“Me fjalimin tuaj keni konfirmuar atë që thashë në fillim, që në stilin tuaj fshiheni pas parimeve e silleni e veproni sipas rrethanave. U befasova se sa mirë e sa ëmbël keni filluar me arsyetu propozimin evropian apo planin evropian, sepse askush nuk dini ta thoni saktë as termin e këtij dokumenti”.

“Fillove t’i vendosësh mjaltë këtij ilaçi të hidhur. Për mua është transformim i madh. Pse nuk po ia sjellë Kuvendit këtë dokument, qoftë me dyer të hapura apo të mbyllura. Pse po fshihesh prapë pas opozitës, pse po frikësohesh apo të ka frikësuar Escobari e Lajçaku. Qytetarët janë më të rëndësishëm se Escobari e Lajçaku. Mos u fsheh, thuaj qe po vij me dyer të mbyllura”, u shpreh ndër të tjera ai. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.