Uji Dea

Abdixhiku cakton Lutfi Hazirin përgjegjës për dialogun me Serbinë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka thënë se ai do të jetë përgjegjës për dialogun dhe bashkëpunimin regjional.

Haziri ka bërë të ditur se ai ka marrë këtë detyrë pas kërkesës së kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku, transmeton Telegrafi.

“Dialogu është ndër prioritetet e para të LDK-së. Duke qenë kështu, po e bëj publike që me kërkesën e Kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, unë do të jem përgjegjës për dialogun dhe bashkëpunimin regjional”, thotë ai.

ARKATANA

Haziri ka pohuar se ka ardhur koha që problemi mes Kosovës dhe Serbisë të zgjidhet një herë e përgjithmonë.

“Është paralajmëruar nga autoritetet ndërkombëtare që Ballkani Perëndimor nuk mund të vazhdojë të jetojë në këto tensione dhe me këtë kërcënim si ‘bombë’ e kurdisur në Europë. Kështu që, po krijohet në momentum i ri për Ballkanin që në kërthizë të krejt problemit ka me qenë Kosova dhe Serbia dhe ka ardhur koha që problemet të zgjidhen njëherë e përgjithmonë, për t’i hapur rrugë të ardhmes së Kosovës, që është Bashkimi Europian, anëtarësimi në NATO dhe në miqësi permanente me SHBA-të”, ka shkruar Haziri në postimin e bërë në Facebook. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.