ARKATANA

Abdixhiku: 17 për qind e territorit pa polici e gjyqësor, me çka mbahet shteti – me fjalime prej Prishtinës?

/ 1 minutë lexim
HW

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka kritikuar sot Qeverinë Kurti lidhur me qasjen në dialog dhe qeverisjen e vendit.

Abdixhiku në interpelancën ndaj kryeministrit Albin Kurti lidhur me situatën në vend, të thirrur nga deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës tha se derisa flasin në Kuvend 17 për qind e territorit është pa polici, prokuror, gjyqtar e shërbime bazike komunale.

“Kur i dëgjon pozicionimet e qeverisë të krijohet përshtypja që jeton në një univers paralel… Kryeministri foli për siguri e luftë ndaj krimit, ndërsa derisa flasim 17 për qind e territorit është pa polici, gjyqtar e prokurorë… Një aksident rrugor nuk mund ta zgjidhin në veri, një dhunë në familje s’ka kush ta trajtojë në veri. Me çka mbahet shteti? Me fjalime prej Prishtinës”, tha Abdixhiku.

Mobi Casa

Ai tha se pushteti flet se si ka ndryshua dialogu se këta janë në qeveri, ndërsa në deklaratën e Borrelit thuhet se palët e kuptojnë që të gjitha marrëveshjet paraprake të dialogut duhet të zbatohen, e edhe Asociacioni.

“Çfarë ndryshimi është ky”?, pyeti Adixhiku. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.