FITORJA

Abbott: S’duhet të harrohet e kaluara, por duhen kompromise

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Ambasadori britanik, Nicholas Abbott, deklaroi të martën se nuk duhet që të harrohet e kaluara, por Kosova e Serbia duhet të bëjnë kompromise.

Këtë deklarim, Abbott e bëri me një bashkëbisedim me studentët e Fakultetit Filozofik.

“Jam shumë krenar qe Mbretëria Bashkuara është në çdo hap me Kosovën. Nuk duhet harruar e kaluara mes Kosovës dhe Serbisë, por duhet bërë kompromis”, tha ambasadori Abott, duke shtuar se- “në Ballkanin Perëndimor asnjë shtet nuk duhet ta vë në dyshim të ardhmen”.

Ai u shpreh se edhe pse Mbretëria e Bashkuar është larguar nga Bashkimi Evropian, ky vend e mbështet plotësisht të ardhmen e Evropës.

“Sot nuk kemi asnjë prioritet më të madh se sa ta përkrahim Ukrainën deri në çlirimin e saj”.

ARKATANA

Ambasadori deklaroi se nga vera e kaluar, është parë shumë. “Por shumë shqiptarë duke shkuar në Britani të Madhe, e që kjo përbën një problematikë në vete”, ka thënë Abott.

Abbott përmendi edhe sulmet e NATO-s kundër Serbisë në vitin 1999 duke theksuar se është bërë me qëllimin për ta ndalur një katastrofë.

“Në vitin 1999 NATO ndërhyri në Kosovë për të parandaluar një fatkeqësi humanitare”.

Ai tha po ashtu se është mirënjohës për ndihmën që Kosova ia ka bërë Ukrainës, duke iu ofruar strehim gazetarëve e refugjatëve.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.