UBT

Abbott: Qeveria e Kosovës dhe Serbisë të bëjnë gjithçka që munden për të zgjidhur fatin e të zhdukurve

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott ka thënë se vazhdojnë të bëjnë thirrje në Qeverinë e Kosovës dhe Serbisë që të bëjnë çdo gjë për zbardhjen e fatit të personave të pagjetur.

Ai në Ditën Kombëtare të Personave të Zhdukur më 27 prill ka bërë homazhe bashkë me kryeministrin Kurti tek obelisku në Kuvendin e Kosovës.

Abbott përmes një postimi në Twitter, ka thënë se mund të imagjinoj vetëm dhimbje e pikëllim për ata që nuk dinë për fatin e të dashurve të tyre.“Mund ta imagjinoj vetëm dhimbjen dhe pikëllimin që ndjejnë ata që ende nuk e dinë fatin e të dashurve të tyre. Në Kosovë dhe Serbi ne vazhdojmë t’u bëjmë thirrje qeverive që të bëjnë gjithçka që munden, duke përfshirë publikimin e informacionit, për të zgjidhur fatin e të zhdukurve dhe për të mbështetur familjet”, ka shkruar ai.

FIDANISHTJA

Në shënimin e Ditës Kombëtare të Personave të Zhdukur krerët institucional të Kosovës, kanë bërë thirrje për drejtësi.

Presidentja Osmani ka thënë se Serbia për zhdukjes së qytetarëve synonte zhdukjen e popullit të Kosovës, ndërsa kryeministri Kurti i ka bërë thirrje Prokurorisë Speciale të Kosovës që të nisë gjykimin dënimin në mungesë të përgjegjësve për vrasjet dhe krimet e kryera në Kosovë.Ai ka thënë se për zbardhjen e fatit të pagjeturve duhet ndihma ndërkombëtare dhe mobilizimi kombëtar.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka thënë se Serbia është përgjegjëse.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.