UBT

Abbott: Është koha që Kosova të propozojë zyrtarisht një draft statut për Asociacionin

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott, ka deklaruar se është koha që Kosova të propozojë zyrtarisht një draft-statut për Asociacionin, duke u mbështetur në vizionin e kryeministrit Albin Kurti, të prezantuar javën e kaluar.

Abbott në llogarinë e tij në Twitter ka shkruar se, draft-statuti i ri duhet të jetë poashtu në përputhje me kriteret e përcaktuara nga Bashkimi Evropian, transmeton Telegrafi.

“Pra, tani është koha që Kosova të propozojë zyrtarisht një draft-statut për një Asociacion, duke u mbështetur në vizionin e vendosur nga kryeministri javën e kaluar, në përputhje me kriteret e përcaktuara nga BE-ja”, ka shkruar Abbott në Twitter.

‘Krijimi i një Republike Serbe brenda Kosovës’ – çfarë parasheh draft-statusi për Asociacion që e kundërshtoi pala kosovare në Bruksel?
Ambasadori ka njoftuar gjithashtu se gjatë kësaj jave në Kosovë do të ketë vizita të rëndësishme.

“Këtë javë do të ketë vizitorë të rëndësishëm në Prishtinë, duke përfshirë drejtoreshën e Britanisë për Ballkanin Perëndimor”, ka thënë ambasadori, duke shtuar tuje se aleatët e Kosovës duan të shohin përparim në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Fundamenti

Ndryshe, në takimin e 2 majit në Bruksel, Ekipi Menaxhues për Asociacion ka paraqitur draft-statutin për Asociacion por që është kundërshtuar nga pala kosovare.

Kryeministri Albin Kurti ka theksuar se ekziston dëshira për krijimin e një ‘Republike Serbe’ në Kosovë, prandaj edhe është kundërshtuar ky draft-statut.

Telegrafi, ditën e hënë ka publikuar të plotë draft-statusin për Asocacion.

Draft-statuti për Asociacion i cili posedon 67 nënë është i ndarë në nëntë kapituj, si: dispozitat e përgjithshme, çështjet e komunitetit, struktura organizative, anëtarësimi në Asociacion dhe marrëdhëniet ndërmjet komunave anëtare, asetet dhe të ardhurat, format e vendimmarrjes së drejtpërdrejtë, ndryshimet në statutin e Asociacionit, shpërbërja e Asociacionit dhe dispozitat tranzicionale dhe përfundimtare. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.