Uji Dea

Abazoviq pas deklaratave të Kurtit për zgjedhjet presidenciale: Askush s’ka nevojë të brengoset për Mal të Zi

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Pas deklaratës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti lidhur me zgjedhjet presidenciale në Mal te Zi, ka reaguar edhe kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, i cili tha se Kurti duhet të flejë rehat dhe se nuk ka nevojë të brengoset askush për të ardhmen e Malit të Zi.

I pyetur për këtë çështje, ai tha se Mali i Zi është në drejtim të mirë dhe se askush nuk duhet të ketë brengë për këtë.

“Kam një respekt të jashtëzakonshëm për kryeministrin e Kosovës, por mendoj se çdokush ka probleme edhe në shtëpi të vet dhe për Mal të Zi nuk ka nevojë të brengoset askush përveç nesh. Nuk kam qejf të krijoj një keqkuptim, por mendoj se çdokush mund të flejë rehat sa i përket Malit të Zi. Mali i Zi tash e dy vite është duke bërë rezultate të mira, është duke shkuar në drejtim të duhur edhe sa i përket sundimit të ligjit, drejtësisë dhe ekonomisë. Nëse ne flejmë mirë në Mal të Zi, atëherë nuk ka nevojë askush me qenë i brengosur në rajon. Ne jemi një shtet shumë paqësor dhe do të mundohemi edhe në të ardhmen të merremi me këto çështje. Nuk ka të bëjë kjo me kryeministrin e Kosovës, por me disa deklarata që kanë ardhur nga shumë politikan nga rajoni”, tha Abazoviq për Indeksonline.

FIDANISHTJA

Sa i përket akuzave se presidenti i ri malazezas, Jakov Millatoviç është proserb e prorus, Abazoviq tha se ai është një profil proevropian.

“Presidenti i ri i Malit të Zi është një profil proevropian. Unë jam shumë i gëzuar që ka fituar zgjedhjet pas 30 viteve, shpresoj se ka përfunduar një erë e nëntëdhjetave e cila ka qenë në Mal të Zi dhe mendoj se në të ardhmen kemi me pasë një politikë shumë ma të relaksuar dhe me hapa shumë më shpejtë do të shkojmë drejt Bashkimit Evropian”, tha Abazoviq.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.