Abazi: Zgjidhja e Teatrit bëhet në Asamblenë Komunale

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Me kërkesën tonë si grup parlamentar i PDK-së dhe me mbështetjen e grupeve tjera politike kemi arritur që ta fusim në rend të ditës diskutimin për gjendjen në Teatër. Qëllimi ynë është që nëpërmjet Kuvendit të gjejmë zgjidhjen e duhur që Gjilanin të mos e lemë pa teatër thotë Sahit Abazi shef i grupit të PDK-së.

“Jam thellësisht i bindur që nëpërmjet debatit konstruktiv, parimor dhe me ndihmën e vet Artisteve të Gjilanit do të gjejmë mënyrën e duhur të financimit dhe zhvillimit të Teatrit të Gjilanit” shprehet Abazi.

Uji Dea

Abazi thotë se sot, kemi një gjendje alarmante, aktoret janë pa rroga prej 5 muajsh, punëtoret teknik gjithashtu, kemi ndërprerjen e shfaqjes së reprizave në një shfaqje kulminante, ndërkohë që Gjilani është kampion i artit në nivel Kombëtar. Kemi aktor e aktore që kanë lënë shëndetin në teatër dhe sot institucioni për të cilin kanë bërë gjithçka nuk është në gjendje tu jap as pagat.”Gjilani sot është pa teatër. Është gjendje e rëndë, por jo e pa shpresë” tha Abazi./rajonipress/