Eko Higjiena

Abazi: Terri i kthehet Gjilanit falë megapolitkës së kryetarit Haziri

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Mungesa e ndriçimit publik në lagjet më të mëdha dhe më të frekuentuara të qytetit ka ndikuar që Sahit Abazi shef i grupit të PDK-së të reagojë dhe ta përkujtojë Lutfi Hazirin se ka harruar përse e ka marrë mandatin nga qytetarët e Gjilanit.

Lagjja e tetë ka dy ditë që ka mbetur pa ndriçim publik dhe në terr të plotë. Ngjashëm janë edhe disa lagje të mëdha të qytetit dhe e tërë kjo për shkak se komuna nuk i ka paguar borxhin rreth 140 mijë euro KEDS-it, raporton rajonipress.

Kjo ka ndikuar që shumë qytetarë të reagojnë tek këshilltarët komunal duke kërkuar sqarime prej tyre.

ARKATANA

Sahit Abazi shef i grupit të PDK-së tha për rajonipress se ka marrë shumë ankesa nga qytetarët për mungesë të nderimit publik.”Terri po i kthehet Gjilanit sërish falë megapolitikës së kryetarit. Haziri sikur ka harruar përse e ka marrë mandatin nga qytetarët e Gjilanit. Ai po mendon se paguhet për t`i drejtuar punët e Kosovës, ndërkohë që ka dështuar të qeverisë komunën” tha Abazi.

Abazi tha se kryetari ka shkaktuar borxhe ndaj operatorit që shpërndanë energjinë dhe për pasojë sot shumica e qytetit të Gjilanit është në terr të plotë. “Gjilanit po i rikthehet terri e frika si rezultat i keqëmenaxhimit të komunës nga kryetari Haziri i cili duke u marrë me politikë të madhe ka lënë pasdore drejtimin e komunës së Gjilanit, i ka lënë fëmijët pa transport për bartje në shkolla, shkollat pa nxehje, qytetin pa drita dhe janë shtuar rastet e vjedhjeve dhe frikës”.

Abazi tha se shumë qytetar që kanë ikur nga rajoni i Gjilanit në Gjermani në ankesat e tyre pse e kanë braktisur vendin, pos tjerash kanë shkruar se u mungon ndriçimi publik dhe se kanë frikë të dërgojnë fëmijët në shkolla. “Vërtet e turpshme për këtë pushtet dhe e dhimbshme për ata qytetarë” tha Abazi./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.