UBT

Abazi: Seanca e nesërme e Kuvendit mund të ndryshoj gjendjen në Gjilan

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Sahit Abazai shef i grupit të PDK-së thotë se Partia Demokratike e Kosovës në Komitetin për Politikë e Financa ka kërkuar që të diskutohen dy çështje me rendësi, për çka janë pajtuar edhe grupet tjera politike. Gjendja në Teatër dhe Ndërtimet pa Leje, dhe mbetemi me shpresë se nesër do të ketë vullnet politikë për t`i tejkaluar këto dy sfida.

Ndërtimet pa leje duhet të ndërpriten menjëherë, të bëhet një vlerësim i dëmeve që i janë shkaktuar Gjilanit nga këto ndërtime dhe të merren masat adekuate ligjore.

Eco Higjiena

Kurse për Teatrin Sahiti shpreson të arrihet pagesa e pagave të mbetura dhe që nga 2016 të mos merremi më me teatër, por ata ta kenë linjën e vet buxhetore sepse edhe ligji për teatro kërkon që teatrot të mbështeten financiarisht nga Komunat./rajonipress/