FITORJA

Abazi: Qeverisja komunale shumë anemike

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Sahit Abazi shef i grupit të PDK-së tha për rajonipress se vonesat në emërimin e të gjithë drejtorëve dhe drejtorive komunale janë tërësisht të paarsyeshme.

Sahit Abazi shef i grupit të PDK-së në Asamblenë Komunale ka shumë vërejtje rreth mos kompletimit të qeverisjes komunale, ku për pasojë po pësojnë qytetarët dhe vet Gjilani, raporton rajonipress.

Shefi i grupit të PDK-së tha për rajonipress se vonesat në emërimin e të gjithë drejtorëve dhe drejtorive komunale janë tërësisht të paarsyeshme. “Kjo tregon që kryetari aktual gjatë fushatës nuk e kishte idenë e ekipit qeverisës dhe më e keqja është se sot komuna po funksionon si komunë anemike, pa përgjegjësit e duhura të drejtorive dhe pa nisma serioze për të krijuar zgjidhje për problemet që ekzistojnë në çdo komunë, e edhe në komunën e Gjilanit” tha Abazi.

ARKATANA

Abazi krejt këtë vonesë në funksionalizimin e qeverisjes komunale i lidh me telashet që mund të ketë Lutfi Haziri me aktivistët e tij brenda LDK-së.”Ndoshta tash kryetari aktual ka probleme me aktivistët e tij të partisë që nuk po arrinë me gjasë ta funksionalizojë ekipin qeverisës, por kjo temë tashmë nuk është aktuale për publikun sepse qytetarëve po ju intereson dhe po u duhet qeverisja serioze e premtuar gjatë fushatës”.

Abazi tha se tashmë publikisht i kanë thënë Lutfi Hazirit se nuk do ta ngucin e as ngacmojnë në 100 ditshin e tij të parë. “Por siç po shkojnë punët Lutës do t`i duhen edhe katër vite për të treguar që se ka fare “haber” qeverisjen. Vazhdimisht po thirret në emër të 8 milion eurove borxhe të trashëguara, por tash kur e ka kuptuar që as gjysma e atij borxhi nuk ekziston, po tenton të blej kohë , duke emëruar vetëm nga një drejtor në muaj” ka ironizuar Abazi./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.