Abazi: Qentë endacak janë epilogu i qeverisjes Haziri për Gjilanin

Gjilan – Sahit Abazi thotë se në vend të shtimit të të punësuarve në Gjilan, në vend të rritjes së investimeve kapitale në vend të arsimit më cilësor, në vend të përmirësimit të sigurisë, në vend të ndriçimit publik cilësor, në vend të rritjes së të hyrave në komunë, në vend të përmirësimit të klimës për biznes, Qeverisja Haziri ka vendosur unanimisht ta rrisë vetëm numrin e qenve endacak në Gjilan, që janë kthyer në makth të njerëzve që kalojnë rrugëve të Gjilanit.
Sahit Abazi shef i grupit të këshilltarëve të PDK-së thotë se qentë endacak kanë pushtuar tërë qytetin dhe lagjet Gjilanit duke u shndërruar kështu në trishtim për nxënësit dhe fëmijët. ”Paramendojeni frikën që përjetojnë fëmijët që shkollën e nisin herët në mëngjes dhe ata që e përfundojnë në përfundim të diellit. Ky kryetar përfundimisht ka mbetur të merret vetëm me politikë të madhe, e mendjen se ka fare në Gjilan” tha Abazi për rajonipress.
Abazi thotë se qentë endacak na kanë shndërruar në qytet zoologjik falë Lutfi Hazirit politikan. “I bëjë thirrje që në mënyrë emergjente të marr masa për kastrimin e qenve endacak dhe pas këtij procesi qentë duhet të grumbullohen në një zonë që të mos mund të dalin dhe ta terrorizojnë jetën e qytetarëve të Gjilanit” tha Abazi./rajonipress/