RCCOLA

Abazi: Pse u tradhtua Policia, qysh arriti Radojiçiqi me 90 cuba me ikë nga rrethimi i hekurt i Kurtit?

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Deputeti i pavarur Haki Abazi ka akuzuar pushtetin për siç tha poshtërsinë në raport me sjelljen ndaj Policisë së Kosovës. Abazi, tha se është poshtërsi e pushtetarëve që të marrin pjesë në varrimin e rreshterit Afrim Bunjaku, por të mungojnë në seancën e jashtëzakonshme për mbështetjen e Policisë së Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Abazi, ka pyetur kryeministrin Kurti se kush ka dhënë urdhër që “Radojiçiqi me cubat e tij” të ecin maleve të Kosovës, “pa asnjë therë në këmbë”.“Pse është tradhtuar Policia e Kosovës dhe është lëshu Radojçiqi, pasi që kryeministri ka dalë në media dhe ka thënë që Banjska ka qenë e rrethumë nga forcat policore të Kosovës. Kush ka dhënë urdhër që Radojiçiqi me cubat e tij të ecin maleve të Kosovës pa asnjë therë në këmbë?”.

Mobi Casa

“VV goditi shtetin me molotov, u vranë njerëz për kauzat e tyre të rrejshme, sot nuk janë në Kuvend për Policinë. A është duke u koordinuar prapë Mimoza Kusari me Radojiçiqin dhe qysh Radojiçiqi me 90 cuba arriti me u largu nga rrethimi i hekurt i Kurtit Edhe nëse është e vërtet që po a amandameton ligjin për pagesën e policisë, kjo është e ulët, kur tri vite pas, kur një parti parlamentare që është pjesë e politikës, guximin me ikë prej demokracisë nuk mundet me pas kurrkush”.“Sidomos jo ata që kanë gjujtë gaz lotsjellës, e kanë goditë shtetin me molotov, ka pas të vramë për kauza të rrejshme, dalin blejnë lule të Holandës për me i qitë në varrezat e policëve të vramë dhe përqafin anëtarët e familjes për poenë politikë e fotografi të Facebook. Por kur vjen puna për avancim të sektorit të sigurisë, nuk vijnë këtu”.“A është Mimoza Kusari duke e bë ndonjë koordinim me Radojiçiqin dhe qysh ndodhi që Radojiçiqi me 90 cuba me depërtuar atë rrethimin e hekurt të Kryeministrit prej televizorit edhe Facebook, edhe sot ata me qenë faktorë në ndryshimet kushtetuese”.