Hidromorava

Abazi: Peshkatarët e shpirtrave njerëzorë me pushtet absolut kërkojnë drejtësi nga dikush tjetër për rastin Dehari

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Deputeti Haki Abazi ka reaguar pasi kryeministri Albin Kurti dhe zyrtarë të lartë nga Lëvizja Vetëvendosje kërkuan drejtësi për Astrit Deharin, në shtatë vjetorin e vdekjes së mistershme të tij në paraburgim.

Abazi përmes një postimi në Facebook tha se LVV që ka pushtet absolut për kërkon drejtësi nga dikush tjetër.

“Peshkatarët e shpirtrave njerëzorë. Me pushtet absolut, me polici hetimore, me AKI, me Ministri të Drejtësisë, kontrollë të plotë mbi institutet dhe burgjet, laboratoret. Kërkojnë drejtësi nga dikush tjetër!”.

Ai tha se kjo që po bën LVV është manipulim e keqpërdorim i dhimbjes dhe emocioneve të njerëzve.

ARKATANA

”Kjo hipokrizi nuk duhet të lejohet, kjo nuk duhet të rëndoj mbi supet e këtij vendi. Thirrni mendjes se i keni kalu të gjitha vijat e nderit e të respektit njerëzorë jeni bërë peshkatarët e shpirtrave njerëzorë”, ka shkruar tutje Abazi.

Kurti në një postim në Facebook shkroi se Kosova nuk mund të jetë shtet i së drejtës në kuptimin e plotë pa u zbardhur rasti i Astrit Deharit e raste të tjera, dhe pa u dënuar përgjegjësit e krimit.

“Drejtësia, prokuroria, gjyqësori duhet t’i trajtojnë me urgjencë padrejtësitë dhe krimet në vendin tonë e kurrsesi t’i zvarrisin ato me muaj e me vite”, ka shkruar Kurti.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.