ARKATANA

Abazi për Kurtin: Kur palaçoja hyn në pallat mbretëror, nuk bëhet mbret, vetëm mbretëria bëhet cirkuz

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Deputeti i Vetëvendosjes, Haki Abazi, pas intervistimit nga Prokuroria Speciale, për zhdukjen e mostrave në rastin e Astrit Deharit, ka folur edhe për shkarkimin e tij nga Komisionet Parlamentare.

Para mediave Abazi, tha se kur hyn palaçoja në pallat mbretëror, nuk bëhet mbret, vetëm mbretëria bëhet cirkuz, duke nënkuptuar kryeministrin Kurti.

“Shkarkimi im si kryetar i Komisionit vjen për shkak të guximit tim për të çelë tema kritike për shoqërinë tonë. Kur hyn palaçoja në pallat mbretëror, nuk bëhet mbret, vetëm mbretëria bëhet cirkuz. Ne kemi bërë gjithë punën tonë për ndryshimin e madh në këtë vend.

Sipas tij, kjo që po ndodh tani, përfshirë edhe shkarkimin nga Kurti, është rezultat i guximit qytetar dhe kryerjes së punës sipas betimit tim në Parlamentin e Kosovës.

Tutje Abazi ka theksuar se nuk do të ndalet, pavarësisht limitimeve dhe presionit që mund t’i ushtrohet.

GRANDEMALL

“Ajo që them unë edhe si deputet edhe si qytetar i lirë i Republikës së Kosovës, të cilit i garantohet e drejta e fjalës, nuk do të ndalem që pavarësisht limitimeve që mund të ekzistojnë nga presioni deri në realizimin e të drejtave të mia si deputet dhe qytetar në një shoqëri normale. Pjesa tjetër është politike, presioni mund të shkojë në drejtime të ndryshme”, u shpreh Abazi.

Ndërkaq, Kurti, duke iu përgjigjur deklaratave të Abazit ka thënë se nuk janë të vërteta dhe nuk janë të sakta.

Sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje është subjekti jo vetëm më i madh por edhe demokratike në Republikën e Kosovës dhe të gjitha çështjet diskutohen hapur në forumet e LVV-së.

Ai shtoi se secili deputet shpreh qëndrimet e veta.

“Mirëpo, unë nuk mund të mbaj përgjegjësi për fjalën publike të dikujt tjetër”, deklaroi Kurti. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.