Abazi: PDK në Gjilan ka obligim qytetar të përtërihet dhe të jetë më e fort
Gjilan – Jam thellësisht i bindur se muaji shtator është muaji i fillimit të konsolidimit të PDK-së thotë Sahit Abazi.
Shefi i grupit të këshilltarëve të PDK-së në Gjilan Sahit Abazi thotë se partitë serioze në opozitë duhet të mendojnë përtej ardhjes në pushtet, duke pasur më shumë në konsideratë punën me pushtetin dhe përmirësimin e jetës së njerëzve të zakonshëm. “Synimi i një partie serioze duhet jetë lenia e gjurmëve në të mirë, duke udhëhequr me pushtetin më shumë se sa ardhja në pushtet. Për tu realizuar kjo paritë serioze duhet të mendojnë për kuadro, pastaj ndërtojnë politika kadrovike, ndërtojnë politika integruese e në asnjë mënyrë përjashtuese”.
Abazi thotë se më gëzon fakti se, në PDK e Gjilanit, kemi arritur ta ruajmë substancën tonë falë aktivisteve të devotshme, të njerëzve të mirë që i kemi kudo në Gjilan. “Këta njerëz kërkojnë të hapemi, të rritemi, të konsolidohemi dhe të fitojmë. Jam thellësisht i bindur se muaji shtator është muaji i fillimit të konsolidimit të PDK-së. Për mua personalisht nuk përbën lajm beteja për kryetarin e degës së partisë, mendoj se të gjithë bashkë duhet ta bëjmë angazhimin serioz në dy fronte të rëndësishme. Së pari t`i çmojmë e respektojmë aktivistët, tu japim më shumë shanse për angazhim politik t`i nderojmë njerëzit që u kanë kontribuar fitoreve tona, dhe së dyti të hapemi ndaj kuadrove profesionale nëpërmjet të cilëve do të ndërtojmë agjendë programore dhe plan për ta zhvilluar Gjilanin” mendon Abazi./rajonipress/


