Abazi: Objektivat e Lutës ishin terri dhe asnjë vend i ri pune

Gjilan – Sahit Abazi shef i grupit të këshilltarëve të PDK-së duke komentuar deklaratën e Lutfi Hazirit se ka arritur objektivat me ardhjen e tij në pushtet thotë se nëse tre muaj terr, dhe as një vend i ri i punës, ishin objektivat e kryetarit Haziri, atëherë i japim drejt kur thotë se i kam përmbushur objektivat.
Abazi tha se idetë për themelimin e fondit për banim dhe ajo e biçikletave janë të mira, ani pse ende janë vetëm ide. Deri këtu kryetari Haziri ka notë pozitive.”or kur flet për përmbushje të objektivave qeverisëse në Gjilan sikur të shtunën në mbledhje të bordit të drejtoreve, kryetari mashtron në Hava. Edhe pse në masë të konsiderueshme deri këtu ka arritur me projekte të gatshme nga administrata e kaluar, asgjë nga premtimet e tija elektorale nuk duket në horizont, bile ka ndodhur e kundërta, pati premtuar depolitizim të administratës, e sot po bënë kërdi duke punësuar militant partiak, e më e keqja që ky njeri thoshte në fushatë se s`do të ketë kontrata mbi vepër, sot i ka punësuar me kontrata të tilla 33 njerëz” ka sqaruar Abazi.
Abazi ka ironizuar me Hazirin edhe kur ai flet për duar të pastërta, e OSHP-e, ja kthen tenderët për çdo dit për shkak të futjes së duarve në to. “Flet për realizim të objektivave kurse Gjilani është më shumë në terr se në dritë, janë shtuar vjedhjet, janë shtuar aksidentet, me këtë terr po na e kujton edhe kohen e Luftës, në fakt ky terr i Lutës është edhe shkelje e të drejtave të njeriut”.
Abazi tha se Luta flet për realizim të objektivave, kurse nuk ka krijuar asnjë mundësi punësimi të qëndrueshëm pos atyre vendeve në komunë për militant.”Për nëntë muaj nuk ja solli Kuvendit asnjë strategji për zhvillim ekonomik, gradualisht nga mosdija po e thellon depresionin ekonomik në Gjilan. Të lutem kryetar, na demanto e trego sa vende të reja pune i ke hapur në Gjilan për nëntë muaj, cilën strategji e ke për zhvillim ekonomik të Gjilanit. Ndoshta juve ju duhen 4 vjet për të hartuar strategji të zhvillimit ekonomik të Gjilanit, por depresioni ekonomik po thellohet”.
Abazi ka akuzuar Hazirin edhe kur flet për realizim të objektivave në bujqësi, nga 1 milion euro sa u premtoj fermerëve ku ka ndarë vetëm 10% të kësaj shume.
“Flet për suksese në arsim, e pikërisht këtu u bëre horë, në çdo aspekt, ndër të tjera ke ankesa edhe nga anëtar të kryesisë së LDK-s për shkelje drastike të procedurave në përzgjedhjen e drejtorëve të shkollave në Gjilan. A të kujtohet kryetar fushata kur thoshe se do të zgjidhen drejtorët nga vet kolektivet e shkollave dhe do t`i depolitizojmë shkollat, çfarë ke vepruar këta muaj?…
Sot Ebola, epidemia me rend që ka përjetuar njerëzimi është afruar në rajon, kurse t`i ke lejuar nisjen e procesit mësimor në shkolla, pa e bërë Dezinsektimin dhe dezinfektimin e shkollave, çfarë njeriu je t`i zotëri kryetar, a ke ndjenja për fëmijët e Gjilanit, a mund t`i paramendosh pasojat, për çfarë objektivash të realizuara në arsim e ke fjalën, çfarë ke bërë që cilësia në arsim të rritet ka pyetur Abazi.
Abazi ka shtuar se Luta po flet për Objektiva të realizuara në këta 9 muaj, e tenton ta lerë rinin, kulturën dhe sportin e Gjilanit pa adresë. “Çfarë bëre për këtë periudhë për rinin më të mirë në Kosovë, rinin e Gjilanit, cilën perspektiv ua hape?
Ua çmoj aftësinë për retorik, bile pate kohë të merresh edhe me kryeministrin e Shqipërisë, por mos harro këtu merr pagën që të zgjidhësh problemet e Gjilanit e jo t`i thellosh ato, siç bëre për këta 9 muaj. Asnjë lloj retorike nuk ua mbulon dështimet në Gjilan ka thënë tutje Abazi.
Sipas Abazit Gjilani ka njerëz të zot, profesionist të shkëlqyer “Urdhëro konsultoj e mos u kufizo vetëm te klani yt i ngushtë, sepse kështu po prish gjithçka është bërë nga paslufta. Sot ka qindra magjistër shkencash në Gjilan që punojnë kamarier, e edhe me keq nuk punojnë fare, erdhe në pushtet duke ofruar shpresë, urdhëro konsultoj këta njerëz dhe krijo perspektivën, zgjidh problemet” ka përfunduar Abazi./rajonipress/