Hidromorava

Abazi: Nuk do të hymë në koalicion me LDK, do të jemi opozitë konstruktive

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Sahit Abazi është zgjedhur nga kryesia e PDK-së shef i grupit të këshilltarëve komunal. Abazi për rajonipress tha se PDK do të jetë opozitë konstruktive, derisa tha se do të jetë përfaqësues i denjë i zërit të qytetarëve.

Kryesia e PDK-së në Gjilan me shumicë votash ka zgjedhur Sahit Abazin shef të grupit të këshilltarëve komunal. Abazi ka fituar 14 vota derisa ka pasur edhe gjashtë kundër kandidatë tjerë.

Abazi për rajonipress tha se ka pasur debat shumë konstruktiv rreth zgjedhjes së tij. “Unë e shoh këtë pozitë jo si privilegj, por si përgjegjësi. Do të jem zëri i fuqishëm i mbrojtjes së kërkesave të qytetarëve dhe artikulimit të tyre në mënyrë të hapur dhe të drejtpërdrejt në Asamble”.

ARKATANA

Abazi thotë se do të jetë i përgjegjshëm për të avancuar debatin konstruktiv dhe demokratik në Asamble. “Unë do të jem rikujtues i premtimeve elektorale të Lutfi Hazirit. PDK do të jetë opozitë konstruktive në Asamble dhe në asnjë variant nuk do të hyjë në koalicion me LDK” tha Abazi.

Abazi tha se për interesa jetike të qytetarëve dhe për vendime të rëndësishme do të jetë përkrahës edhe i pozitës. “Gjilani ka një kulturë demokratike dhe nuk kemi nevojë të jemi kundër vendimeve që avancojnë jetën institucionale të qytetarëve të Gjilanit” tha Abazi./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.