Abazi: Luta qytetin e demokracisë po e kthen në qytet policor

Gjilan – Sahit Abazi thotë për rajonipress se në Gjilan aktualisht kemi një qeverisje sovjetike. Luta po harron se qytetarët e Gjilanit e votuan atë për tua zgjidhur problemet, e jo për të thelluar ato.
Sahit Abazi shef i grupit të PDK-së thotë për rajonipess se kreu i komunë vitin tjetër do demaskohet saktë nëpërmjet këtij buxheti sepse do ta kthejë Gjilanin në vitin 2004.
“Paramendojeni që tash në këtë kohë të keqe për ekonominë investimet kapitale i afrohen 40%, vitin tjetër kryetari ka planifikuar vetëm 17% mjete për investime kapitale, pasojat sigurisht se do të jenë të rënda fillimisht për kompanitë që merren me ndërtime publike( rrugë, shkolla, ambulanta) që do të detyrohen të shkurtojnë vende pune pastaj dihet efekti zinxhir i këtij problemi” shprehet Abazi.
Abazi thotë se tjetër problem është manipulimi me fermerët gjatë fushatës, ku kryetari premtoj mbi 1 milion euro investime, sot në buxhet për investime kapitale në bujqësi ka planifikuar vetëm 105 mijë euro. “Është mëkat t`i gënjesh fermerët në masë 90%. Edhe më keq vitin tjetër kryetari planifikon të na kthejë në komunë policore. Turp ta kthesh qytetin e demokracisë në qytet policor” shprehet Abazi.
Abazi shton se këtë vit të hyrat nga gjobat në trafik janë rreth 100 mijë euro, kurse kryetari jonë planifikon që vitin tjetër t`i trefishojë. “Asgjë më pak se qeverisje sovjetike nuk është ky lloj administrimi me Gjilanin. Ndoshta mendjen e ka lart te qendra e vendimmarrjes në Prishtinë, por po harron që njerëzit në Gjilan e votuan për tua zgjidhur problemet e jo për të thelluar atë” tha Abazi./rajonipress/