RCCOLA

Abazi: Luta e zhyti Gjilanin në depresion ekonomik, qytetarët po na ikin

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Sahit Abazi në seancën e fundit të Asamblesë Komunale ka kritikuar mjaft qeverisjen Haziri duke thënë se ka shkaktuar një paperspektivë në Gjilan me një depresion ekonomik. “Jemi e vetmja Komunë qe s`ka plan për zhvillim ekonomik, qeverisje e përcjellë me Qentë Endacak që janë shumuar dhe po krijojnë frikë te qytetarët sidomos te fëmijët. Ndërtimet pa leje, ulje e performances gati në të gjithë sektorët e komunës. Tërë vera ishte pa ndriçim publik edhe pse ishte koha e çmuar e gurbetqareve, asnjë mbështetje për Rininë e Gjilanit, tenderët janë dhënë jashtë Gjilanit edhe pse kishte premtime tjera elektorale, koha e kryetarit në shumicë absolute ishte jashtë Gjilanit, punësimet në Komunë kryesisht politike dhe pa kritere profesionale, kontratat mbi vepër krejtësisht politike.

Abazi në fillim ka kërkuar që të ndahen mjete për HANDIKOS në mënyrë që të mos mbyllet kjo organizatë që është në shërbim të njerëzve me nevoja të veçanta.”Po e filloj fjalën time me Urimet ma të mira për Imet Rrahmanin që është bërë ministër i shëndetësisë. Gjithashtu dua të vlerësoj pozitivisht disa pune të mira nga kjo qeverisje para se të bëjmë kritikat tona opozitare. Është për tu vlerësuar mbrëmja Humanitare për të pastrehët, zvogëlimi i shpenzimeve për reprezentacion, vazhdimi i projekteve te qeverisë së kaluar që ishin të gatshme, shënimi i 70 vjetorit të masakrës së Gjilanit” etj…

Eco Higjiena

Sahit Abazi ndërkaq ka kritikuar mjaft qeverisjen Haziri duke thënë se ka shkaktuar një paperspektivë në Gjilan me një depresion ekonomik. “Jemi e vetmja Komunë qe s`ka plan për zhvillim ekonomik, qeverisje e përcjellë me Qentë Endacak që janë shumuar dhe po krijojnë frikë te qytetarët sidomos te fëmijët. Ndërtimet pa leje, ulje e performances gati në të gjithë sektorët e komunës. Tërë vera ishte pa ndriçim publik edhe pse ishte koha e çmuar e gurbetqareve, asnjë mbështetje për Rininë e Gjilanit, tenderët janë dhënë jashtë Gjilanit edhe pse kishte premtime tjera elektorale, koha e kryetarit në shumicë absolute ishte jashtë Gjilanit, punësimet në Komunë kryesisht politike dhe pa kritere profesionale, kontratat mbi vepër krejtësisht politike.

Në fund mund të themi se ju erdhët në Gjilan si kryetar i shpresës së njerëzve e tash po e thelloni depresionin ekonomik nga mosdija për të qeverisur. Ikja e njerëzve nga Gjilani e dëshmon me se miri këtë që po them ka thënë Sahit Abazi shef i grupit të PDK-së./rajonipress/