Eko Higjiena

Abazi – Kurtit: Narcisit, mashtrues e komunist që shkel gjakun e shqiptarëve

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Deputeti, Haki Abazi, e ka akuzuar rëndë kryeministrin, Albin Kurti, duke thënë se po tenton të “djeg” PDK-në dhe presidenten, Vjosa Osmanin.

Sipas Abazit, Kurti është një narcisit, mashtrues e komunist që shkel mbi gjakun e shqiptarëve të vrarë për ideologjinë e tij.

“Kur unë kisha probleme me Kurtin dhe Konjufcën, kur ata të dy bashkë me Gërvallën shkelnin procedura e merrnin vendime jo ligjore dhe joracionale, Presidentja thoshte se nuk beson që e bëjnë me qëllim. Tani është bindur besoj! Si Kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme përveç arritjeve dhe sukseseve për të hapur dyer të institucioneve dërkombëtare dhe shteve mosnjohëse, problemin kryesor e kisha që Kurti bashkë me Konjufcën dhe Kusarin nuk aprovonin as edhe udhëtimet për takime zyrtare nga frika prej suksesit dhe arritjeve!

Fundamenti

Çmenduri totale!

Tani pas të gjithve i ka ardhur koha për linçim edhe Vjosa Osmanit nga propaganda fashiste e LVV në mediat sociale. Kurti u mundua ta fuste në luftë me prokurorinë dhe gjyqësinë, sepse kështu e e fut në qarkun antikushtetues, tani priteni sulmin duke e tentuar për ta futur në lojë Memlin dhe PDK për ta bërë shkrum edhe Vjosën dhe PDK! Unë nuk dua të “ngrohem” në zjarrin e djegjes së Presidentës as të PDK sepse është koha me kuptu që kemi të bëjmë me një narcisist, mashtrues dështak dhe një komunist të brymosur me vlerat e Fadil Hoxhës dhe vllëzërve të tij që kanë vrarë Shaban Polluzhën dhe bashkëluftëtarët. Kurti vret e shkel mbi gjakun e shqiptarëve për ideologjinë e tij dhe për të ikur nga përgjegjësia u dërgon lule te varri. Ai ti falë të gjitha, edhe Kusarin ta bën yll por suksesin e nuk ta falë kurrë!Demokracia dhe funksionimi demokratik është në rrezik nga diktatura elektronike e Kurtit”, ka shkruar Abazi në Facebook.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.