RCCOLA

Abazi: Kur e takova Kurtin e nxori një dosje për mua, për t’më treguar se me përcjell çka bëj

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Deputeti Haki Abazi, ka thënë se kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka dosje në të cilat mban evidencë për punët e deputetëve dhe bashkpartiakëve të tij.

Abazi, tha se kërkoi takim me Kurtin për të sqaruar atë që ndodhi me të dhe grupin parlamentar të LVV-së.

“Kur e takova Kurtin e nxori një dosje për mua, për t’më treguar se me përcjell çka bëj”, tha ai ndër të tjera në emisionin DPT te Fidani.

RCCOLA

Abazi fillimisht u shkarkua nga pozita e kryetarit të komisionit për politikë të jashtme dhe pastaj edhe nga grupi parlamentar i LVV-së.

Kujtojmë që Kurti në një intervistë të mëhershme kishte thënë se mban një evidencë për punën e ministrave dhe deputetëve, përgjegjës për të cilën është Luan Dalipi, shef i kabinetit të kryeministrit.