Hidromorava

Abazi: Kryetar mirë që po investon në fshatra, po Gjilanin e la në terr

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Sahit Abazi shef i grupit të PDK-së thotë për rajonipress se është vepër e mirë e kryetarit Haziri që po investon në brezin kufitar, por është e pashpjegueshme që qendra dhe Gjilani të mbeten pa ndriçim publik. Haziri po rrezikon të identifikojë Gjilanin si qytet të frikës dhe territ.

Veprimi i kreut të Komunës Lutfi Haziri që të ketë ndriçim publik edhe në fshatrat e brezit kufitarë është pritur mirë nga opozita, por brenga e tyre qëndron në faktin se Gjilani ende po ballafaqohet me terrin e frikës dhe të pasigurisë për shkak të mungesës së ndriçimit publik.

UBT

Sahit Abazi shef i grupit të PDK-së tha për rajonipress se është gjest i mirë veprimi i qeverisjes komunale që të investohet edhe në fshatrat kufitare, por kryetari e la Gjilanin në terr.”Asnjëherë nuk do të ndalet reagimi i opozitës derisa kryetari ta ndriçojë Gjilanin së paku në nivelet minimale. Muajve të fundit është shtuar frika, janë shtuar edhe aksidentet, tash që edhe dita është shkurtuar, është e domosdoshme të ketë ndriçim në çdo zonë të qytetit dhe periferia në tërësi” tha Abazi.

Abazi thotë se Lutfi Haziri rrezikon ta identifikojë Gjilanin si qytet të frikës dhe territ.”Ndoshta atij i konvenon një gjendje e tillë e përgjumësisë, por këtu ka detyra për të cilat paguhet nga qytetarët që t`i kryej” tha Abazi./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.