Eko Higjiena

Abazi: Komuna i ka harruar fshatrat e brezit kufitar

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Sahit Abazi shef i grupit të këshilltarëve të PDK-së në Gjilan thotë për rajonipress se fillimisht qeverisja lokale në fillim kishte një angazhim duke i realizuar disa projekte të lëna gati nga qeverisja paraprake dhe me pompozitet të promovuara si projekte të kësaj qeverisje. “Kaloj ajo kohë dhe tash kur banorët e brezit kufitar me Serbinë kur kanë nevojë imediate për dorën e shtetit – komunës janë harruar tërësisht. U është ndaluar transporti nxënësve dhe shërbimet shëndetësore”.

Abazi tha se edhe shirat e kohëve të fundit shkaktuan bllokime të rrugëve në Stublinë, derisa komuna nuk doli asnjëherë të eleminojë këto pengesa. “Nëse kjo qeverisje lokale e Gjilanit nuk dinë a nuk donë tu dalë në ndihmë banorëve është mirë të kërkojë ndihmë, por nuk është mirë t`i lërë banorët e vet në mëshirën e fatit, sepse pasojat janë të rënda”.

United Hospital

Abazi mendon se nëse nuk ka investime serioze në fshatrat e brezit kufitar atëherë shpejt këta banorë të pakët që kanë mbetur mund të shpërngulen në qytet dhe do të bëhen barrë e vet komunës sepse ata e kanë të vështirë jetën në ato zona pa dorën e shtetit. “E ftojë qeverisjen komunale që të merren dhe të angazhohen për zgjidhje korrekte e jo të merren me megapolitikë sepse nuk është detyrë e tyre” shtoj Abazi./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.