Abazi: Komuna e Gjilanit këto dy vite ka vendnumëruar sa i përket zhvillimit ekonomik

Gjilan – Zhvillimi ekonomik kërkon tjetër përkushtim të komunës, ndryshe do të ikin edhe këto dy vite në vendnumërim. Komuna e Gjilanit këto dy vite ka vendnumëruar sa i përket zhvillimit ekonomik, bile mund të konstatojmë se në këtë segment ka edhe rritje të theksuar të depresionit ekonomik e mos të flasim për optimizmin ekonomik sepse nuk duket askund në Horizont thotë për rajonipress Sahit Abazi.
Sahit Abazi shef i grupit të PDK-së thotë se Komuna e Gjilanit as nuk e ka në prioritet Zhvillimin ekonomik lokal se sikur ta kishte do posedonte një plan të saktë e serioz për zhvillim ekonomik.
“Ne nuk e dimë edhe më tutje kush janë përparësitë, mundësitë, sfidat dhe rreziqet e komunës tonë sa i përket zhvillimit ekonomik. Komuna nuk ndërtoi një plan afatmesëm për vetëpunësimin përjashto, ndonjë ndihme që vije nga donatorët e të cilët nuk do të na mbajnë gjithmonë” shton Abazi.
Abazi thotë se në vitin 2016 komuna duhet ta merr seriozisht zhvillimin ekonomik duke ndërtuar politika lokale stimuluese për vetëpunësimin dhe politika tjera që gjenerojnë punësim e optimizëm. “Të merremi vesh, asfalti nuk është zhvillim ekonomik, e as optimizëm” tha Abazi./rajonipress/