Fundamenti

Abazi i gatshëm të dorëhiqet nëse ndërrohet Kushtetuta për shkak të Asociacionit

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi në një intervistë për Ekonomia Online ka folur për çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, duke theksuar se fatkeqësisht kjo do të jetë pjesë e marrëveshjes finale me Serbinë.

Madje, ai tha se nuk beson që do të ketë ndryshim Kushtetues sa i përket Asociacionit, por në rast se ndodh një gjë e tillë është i gatshëm të japë dorëheqje nga pozita e deputetit.“Jam i bindur që çështja e asociacionit është pjesë e diskutimit fatkeqësisht por forma se si do të përfshihet në marrëveshjen finale dhe respektimi i plotë i gjykatës kushtetuese duhet të jenë limitet të cilat duhet të ecet para”.“Sikur të mos ishte asociacioni pjesë e marrëveshjes sigurisht që s’do të duhej të flisnim për të. Duhet të fillohet të diskutohet si pjesë e marrëveshjes finale. Nuk besoj që do të ketë ndryshim kushtetues për të akomoduar kompetenca ekzekutive të asociacionit. Nëse ndodh një gjë e tillë unë jam i pati që jap dorëheqje”.

FIDANISHTJA

Sipas tij, është në interes të BE-së që marrëveshja finale të arrihet sidomos pas konfliktit Rusi-Ukrainë.“Të dyja janë pyetje shumë të vështira. E pat se si përdorën presionin e vizave për çështjen e targave. Instrumentet e presionit janë të shumta në dorën e BE dhe sigurisht që këto presione do të vazhdojnë por unë mendoj që është në interes të BE që marrëveshja finale të arrihet sidomos pas konfliktit Rusi-Ukrainë”, tha Abazi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.